Duke ndjekur traditën e rradhitjes së gurëve të vegjël, nga qytetet maqedonase përplot mozaiqe të vjetra pesëmbëdhjetë e më tepër shekuj: Heraklea, Stobi, Ohri… në atelienë tonë mozaiqet punohen me rradhitjen e guralecave natyrorë të ngjyrave të ndryshme të mbledhura nga rajonet e shkëlqyeshme liqenore dhe malore të atdheut tonë, por edhe prej qelqit venecian i cili përveç spektrit të gjërë të koloritit përdoret edhe i mbështjellur me shtresë të hollë të floririt të pastër njëzet e katër karatësh.
Mozaiqet (fytyra shenjtorësh dhe ornamente) të punuara në punëtorinë tonë janë vendosur në muret e disa manastireve, por gjithashtu ato gjenden edhe nëpër shtëpitë e njerëzve, si dhe në objekte tjera të adhuruesve të këtij arti.
© Manastir Uspenie Bogorodicno