Ikona liturgjike ka domethënie teologjike. Ajo nuk është fototgrafi e cila punohet për ta kënaqur syrin ose thjesht për të na përkujtuar në pesonalitetet e shenjta siç është rasti me fotografitë që i ruajmë për të na përkujtojtuar farefisin dhe miqtë e dashur. Ikona punohet në atë mënyrë që të na ngrejë lart kësaj bote të kalbur dhe të na ndihmojë ta nuhasim atë aromë të re të Mbretërisë së Zotit.
Prandaj ajo nuk ka kurrëfarë ngjashmërie me fotografitë të cilat në mënyrë trupore paraqesin disa fytyra, qofshin ato edhe fytyra shënjtërore siç është rasti me artin religjioz të Perëndimit.
Në ikonën orthodokse fytyrat e shenjta pikturohen me pakalbësi.
Për këto shkaqe arti liturgjik nuk ndryshon aq shpejtë si gjërat tjera njerëzore, por ai është i përhershëm si edhe Kisha, e cila e manifeston. Tradita Shenjtërore është shtyllë e zjarrtë e cila e udhëheq atë nëpër shkretëtirën e botës jo të përhershme. Kjo u duket e çuditshme njerëzve të shekullit tonë të cilët nuk janë në gjendje të zhyten në thellësinë e detit shpirtëror, por vetëm notojnë në sipërfaqen e sensualitetit, të hedhur nga valët dhe të bartur nga vorbullat.
© Manastir Uspenie Bogorodicno